Menaxheri Mario Giuffredi ka folur rreth së ardhmes së mbrojtësit Elseid Hysaj. Malësori i kombëtares shqiptare ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Napolin, teksa menaxheri i tij, në një prononcim për Radio Punto Nuovo, ka dhënë një deklaratë disi gazmore. Ai ende nuk e ka ndarë mendjen.
“Elseidi ka dëshirë për të qëndruar te kjo skuadër, por kemi marrë disa oferta nga jashtë Italisë. Besoj se do e përfundojë sezonin te Napoli, por gjithçka mund të ndodhë”.
“51% janë shanset që të mos rinovojë. Nëse drejtuesit e klubit kanë dëshirë të rinovojmë kontratën dhe të mbyllim gjithçka nesër në mëngjes, ne do të ishim gati të pranonim për të firmosur kontratën e re“, deklaron Giuffredi.
Ndaje mendjen, mjeshtër! Do të rinovosh, apo jo?