Categories
Lajme

Vllaznia arrin akordin me sulmuesin e Juventusit? (FOTO)

EKSKLUZIVE: Vllaznia ne bisedime me një lojtar ne pronesi te nje ekipi te Seria A ne Itali. Luan si sulmues dhe kerkohet huazimi i tij tek kuqeblute.

Ky ishte statusi i një gazetari shkodran i cili është burim i sigurt informacioni pranë donatorit të Vllaznisë, Alban Xhaferi.

Mesa duket shkodranët kanë nisur të ëndërrojnë për titullin kampion duke parë edhe ecurinë fantastike të ekipit në fazën e parë dhe në këtë fillim faze të dytë e cila ndodhet në krye të tabelës së klasifikimit.

Pas ikjes së Dungës në Kenya për të rinovuar pasaportën dhe lejen e qëndrimit në vendin tonë, sulmin kuqeblu e ka udhëhequr sulmuesi boshnjak, Haris Dilaver i cili ka arritur të shënojë edhe gola por mungesa e një zëvendësuesi ka bërë që cilësia në sulm të bie.

Sipas asaj që raportojnë të njëjtat burime,  Giacomo Vrioni do te vishet shume shpejt kuqeblu. Po, po e lexuat ne rregull, Vrioni pritet ti bashkohet Vllaznisë së Shkodrës.

Tek Juventusi nuk ka asnjë minute, ne klubet e Serie B nuk i garantohet formacioni për shkak te moshës se re dhe lojtari do huazohet jashtë.

Baldo Ranieri dhe De Biasi kane ndërhyrë dhe tashmë po diskutohen vetëm detajet e fundit. Një super sulmus për nivelin e Superligës.

Më poshtë keni edhe foto ekskluzive nga takimi i Vrionit me menaxherin Shqiptar Agim Ramadani, qe është kontraktuar nga Vllaznia. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *