Categories
Lajme

Çfarë e shkakton prediabetin? Personat më të rrezikuar për t’u prekur!

Prediabeti ndodhë kur insulina në trupin tuaj nuk punon  ashtu siç do të duhej. Insulina ndihmon qelizat e trupit tuaj që të perdorin glukozën nga gjaku kur insulina nuk punon siç duhet sasi të mëdha të glukozës mblidhen në gják.

Nivele më të larta se normalisht mund të indikojnë prediabet. Nëse nivelet rriten mjaftueshëm, ju zhvilloni diabet të tipit 2. Nivelet e larta të glukozës mund të dëmtojnë enët e gjákùt dhe nervat. Kjo gjë rritë rrezikun për sëmundjet e zemrës, sulmet dhe probleme të tjera të shëndetit.

Ju jeni në rrezik për  prediabet nëse ndonjëra nga pohimet e mëposhtme janë të vërteta: Ju jeni mbipeshë apo obezë. Ju keni nje prind, vëlla, apo motër që ka diabet. Ju keni pasur diabet gjate shtatëzënisë(i njohur si diabet gjestacional)ose keni pasur foshnjë që ka peshuar më shumë se 4 kg në lindje.

Ju jeni afrikano-amerikan,indigjenë (Native American) ,latino-amerikan ose banor i ishujve te paqësorit ose aziatik. Ju keni tension te larte te gjakut(mbi 140/90 mm Hg). Niveli juaj HDL i kolesterolit (kolesterolit të “mirë”) është shumë i ulët (më pak se 40 mg për dL për meshkuj ose 50 mg për dL për femra) ose niveli juaj i treglicerideve është më i lartë se 250 mg për dL.. Ju jeni femër që ka sindromin policistik të vezoreve (PCOS)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *