Categories
Këshilla

Mbipesha një problem global, ju tregojmë shkaqet që të çojnë drejt asaj rruge

Dikush mund të mendojë nëse dhjamosja është trashëgimi apo fryt i mjedisit. Trupi i njeriut vetvetiu depoziton kalori të tepërta që t’i shfrytëzojë në rast nevoje për të ardhmen. Një ndër shkaqet kryesore të dhjamosjes mbetet mënyra e jetesës.

Zakonisht mbipesha shkaktohet nga marrja e më shumë kalorive sesa trupi harxhon. Genet mund të krijojnë terrenin për mbipeshë ose dhjamosje, por në fund të fundit pesha varet nga ushqimi dhe nga lëvizjet që kryen gjatë gjithë kohës individi, kur për një kohë të gjatë merren kalori te tepërta, bëhet një jetë sedentare ose kombinohen të dyja bashkë. Kjo çon në dhjamosje.

Trashëgimia gjenetike nuk do të thotë se medoemos individi duhet të jetë i dhjamosur. Ajo që përcakton perfundimisht peshën , është përzgjedhja e ushqimit të pasur me vitaminat e duhura, zgjedhja e cilësisë së ushqimit si dhe aktiviteti fizik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *