Categories
Receta

Nëse doni të shtoni peshë në kushte shtëpi, ju prezantojmë recetën e “smoothive magjik”

Konsumimi i smoothieve me proteina të përgatitura në shtëpi përveç që janë shumë të pasur me nutrientë, poashtu janë një mënyrë e shpejtë për të fituar peshë.

Konsumimi i smoothieve të përgatitura në shtëpi është mënyra më e mirë, pasi që versionet komerciale janë shpesh të mbushura me sheqer dhe kanë vlera të pakëta ushqyese. Poashtu ju e keni kontrollin e plotë mbi aromën dhe përmbajtjen e lëndës ushqyese.

Këtu janë vetëm disa nga llojet e shijshme që mund të provoni. Ju mund të kombinoni secilën me 2 gota (470 ml) qumësht ose një alternativë tjetër siç është qumështi i bajames.

Shake me nuts(lajthi,arra,bajame) banane dhe çokollatë: Kombinoje 1 banane, 1 lugë të proteinës së hirrës me shije çokollate dhe 1 lugë gjelle (15 ml) gjalpë kikiriku ose ndonjë gjalpë tjetër.
Shake me vanilla dhe fruta mali: Kombinoje 1 filxhan (100 gr të manave të përziera të freskëta ose të ngrira, akull, 1 filxhan (237 ml) kos natyral me sasi të lartë proteinash dhe 1 lugë proteina të hirrës me shije të vaniljes.

Shake me lajthi dhe çokollata: Kombinoje (444 ml) qumësht me çokollatë me 1 lugë proteina të hirrës me shije të çokollatës, 1 lugë gjelle (15 ml) gjalpë lajthie dhe 1 avokado.
Shake karamel, mollë: Kombinoje 1 mollë, 1 filxhan (237 ml) kos të natyrshëm, 1 lugë karamel ose vanilje- hirrë proteine dhe 1 lugë gjelle (15 ml) salcë karamel pa sheqer ose aromatizues.

Shake vanilje dhe boronice: Kombinoje 1 filxhan (100 gr) me boronica të freskëta ose të ngrira, 1 lugë proteina të hirrës me shije të vaniljes, 1 filxhan (237 ml) kos të vaniljes dhe ëmbëlsues (nëse është e nevojshme).
Shake super e gjelbër: Kombinoje 1 filxhan (237 ml) spinaq, 1 avokado, 1 banane, 1 filxhan (237 ml) ananas dhe 1 lugë të proteinave hirrë apo vanilje hirre.

Të gjitha këto smoothies ofrojnë rreth 400-600 kalori, së bashku me një sasi të lartë të proteinave dhe vitaminave dhe mineraleve të tjera të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *