Smoothie mëngjesi për të lùftùar inflamacionin – Shafrani është mrekullibërës. Curcumina, një substancë në shafran, mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit. Studime të tjera sugjerojnë që mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të osteoartritit dhe artritit reumatoid, si dhĩmbjá dhe inflamacioni.
Përbërësit: 1 dorë spinaq ose kale, 1/2 e kupës me copa ananasi të ngrirë, 1 lugë çaji shafran, 1/4 e lugë çaji me xhinxher, pak piper të zi, 1 kupë me qumësht me pak yndyrë ose qumësht bajameje.
Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit jo të ngrirë në një blender me ½ filxhan qumësht pastaj shtoni copat e ananasit dhe përziejeni duke shtuar gradualisht më shumë qumësht derisa të arrini konsistencën perfekte.
Smothie antiinflamator me ananas – Lëngu i ananasit është i pasur në enzima që reduktojnë dhimbjen, ku më e dokumentuara është bromelina. Lakra, koriandra, dhe xhinxher të gjithë kanë vetitë e tyre individuale, duke e bërë këtë smoothie tepër efektiv.
Përbërësit: 1/2 ananas, 2 degë selino, 1 kokërr lakër jeshile, 1 grusht koriandër, pak xhinxher.
Përgatitja: Vendosini të gjithë përbërësit në një blender duke shtuar gradualisht ujë deri në arritjen e qëndrueshmërisë për shijen tuaj.