Categories
Lajme

Mos e bëni këtë zakon në mëngjes, ju bën të shtoni në peshë

Çdo person ka një ritual në mëngjes. Pavarësisht nëse pi dy filxhanë kafe, vrapon njëzet minuta para fillimit të ditës ose sheh Instagramin, rutina jonë e mëngjesit na vendos për tërë ditën. Sidoqoftë, rezulton se disa zakone të mëngjesit mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tonë dhe madje të rezultojnë në shtim në peshë. Një prej tyre është shmangia e mëngjesit.

Thënia se “Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës” është më shumë se e vërtetë, por, për fat të keq, shumica e njerëzve e injorojnë atë. Pasja e një mëngjesi të shëndetshëm, ushqyes, e mbush trupin tuaj me energji dhe ju rrit humorin.

Mund të ju ndihmojë gjithashtu të përmirësoni përqendrimin dhe të përgatiteni për atë ditë të gjatë, të punës përpara. Shmangia e mëngjesit çon në shtim të peshës, vaktin e ardhëm do të hani më shumë se ç’duhet.

Mëngjesi ideal duhet të përmbajë fibra, yndyrna të shëndetshme dhe proteina për të zvogëluar dëshirat për sheqer dhe ngrënien e tepërt gjatë gjithë ditës. Ka shumë zgjedhje të mrekullueshme të ushqimit Ju mund të zgjidhni një tas me bollgur me manaferra dhe bajame ose sanduiç me vezë të ziera. / Marrë nga ABC

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *