Categories
Këshilla

Pesë ushqimet që duhet t’i eliminoni nëse jeni mbi 30 vjeç

Me kalimin e kohës ju duhet të bëni ndryshime në stilin tuaj të flokëve, veshjet, etj dhe kjo duhet të përfshijë edhe zgjedhjet tuaja në dietën ushqimore.

Buka e Bardhë – Duhet ta dini se çdo gjë që është bërë me miell të rafinuar është e ndaluar. Bagelët dhe buka e bardhë përmbajnë përmbajtje të lartë të glukozës dhe sheqerit që mund të prishin prodhimin e kolagjenit dhe shumë proteina që ndikojnë tek rrudhat.

Salcë soje – Rrathët e errët dhe të fryrë nën sytë tuaj kanë tendencë të bëhen më të dukshme në çdo ditëlindje. Në mënyrë që të zgjoheni të freskët, ju duhet të shmangni ushqimet e kripura si salca e sojes. Besojeni apo jo, por 1 lugë gjelle salcë soje përmban 879 mg natriumi. Gjithashtu sigurohuni që të pini shumë ujë.

Margarina – Duhet të dini se zëvendësuesit e gjalpit si margarina zakonisht kanë shumë vajra pjesërisht të hidrogjenizuara. Yndyrnat mund të shpejtojnë procesin e plakjes së lëkurës tuaj dhe të rrisin ndjeshmërinë kur bëhet fjalë për rrezatimin ultravjollcë.

Supë e konservuar – Sipas shumë studimeve, presioni i lartë i gjakut lidhet me plakjen e parakohshme. Supat e konservuara përmbajnë nivele të larta të natriumit dhe kjo mund të rrisë presionin e gjakut. Një arsye tjetër për të shmangur supat e konservuara është BPA. BPA është një përbërës i zakonshëm në supë të konservuar që lidhet me shtimin e peshës dhe kancerin.

Koktejle dhe Birra – Me kalimin e kohës bëhet më e vështirë për trupin tuaj që të metabolizojë alkóólin në mënyrë efikase. Alkóóli mund të prishë rutinën e gjumit dhe ky është një faktor tjetër që  çon në shtimin e peshës dhe plakjen e parakohshme.Për më tepër, duhet të dini se alkóóli mund të “thyejë” elasticitetin e lëkurës tuaj apo dhe ta heqë atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *