Categories
Këshilla Shëndeti

Katër arsye kryesore pse disa njerëz nuk sëmuren kurrë

Disa njerëz sëmuren shumë rrallë dhe e ke menduar pse ndodh kjo gjë? Thjesht adaptojnë disa zakone të thjeshta që i mbrojnë nga viruset dhe mikrobet.

Ata flenë mirë

Sipas hulumtimeve, ata që flenë 8 orë në ditë ose më shumë kanë tre herë më pak të ngjarë të zhvillojnë një ftohje, krahasuar me njerëzit që flenë për më pak se 7 orë. Mungesa e gjumit shkakton më shumë stres, pasi prodhohet më shumë kortizol, i cili rrit presionin e gjakut, duke rritur shanset për sulme në zemër dhe goditje në tru.

Ndjekin një plan diete të ekuilibruar

Përfshini në dietën tuaj ushqime të pasura me antioksidantë siç janë patatet e ëmbla (betakarotina), agrumet, specat (vitamina C), bajamet (vitamina E), rrushi i kuq dhe vera e kuqe (resveratrol), në mënyrë që të plotësoni qelizat e dëmtuara për të luftuar mikrobet dhe bakteret.

Janë aktivë

Studimet tregojnë se ushtrimet e rregullta dhe të moderuara mund të zvogëlojnë numrin e ftohjeve dhe simptomave të gripit me të paktën 25-50% gjatë një viti, ka shumë të ngjarë duke rritur qarkullimin e qelizave që luftojnë infeksionet.

I lajnë duart shpesh

Larja e rregullt e duarve zvogëlon në mënyrë dramatike sëmundjet e traktit respirator dhe gastrointestinal. Sigurohuni që të lani duart shpesh pas përdorimit të transportit publik, pas punës, dhe para dhe pas çdo vakt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *