Categories
Këshilla

Mos bëni gabime të tilla në shtatzani, ushqimet që ju dëmtojnë!

Periudha e shtatzanisë është padyshim më e rëndësishmja për të ushqyerit mirë. Sot Shije ju tregon 5 gabime që duhet të shmangni për të ruajtur shëndetin e fëmijës suaj. Një dietë e shëndetshme ushqimore ndikon në drejtpërdrejtë në foshnjën tuaj.

Periudha e shtatzanisë është padyshim më e rëndësishmja për të ushqyerit mirë. Sot Shije.al ju tregon 5 gabime që duhet të shmangni për të ruajtur shëndetin e fëmijës suaj.

Një dietë e shëndetshme ushqimore ndikon në drejtpërdrejtë në foshnjën tuaj. Po e fillojmë nga e fundit për të shkuar tek më e rëndësishmja:

Disa lloje peshqish – Kur jeni shtatzënë, është mirë të qëndroni larg nga dy lloje peshqish: Peshku që përmban nivele të larta të merkurit. Kjo përfshin peshq të mëdhenj si peshku i shpatës, peshkaqeni, tilefish, ton (sy i madh) dhe skumbri mbretëror. Merkuri ka qenë i lidhur me çështjet e zhvillimit dhe problemet e trurit tek foshnja.

Peshqit e kapur nga lumenjtë lokalë, përrenjtë dhe pellgjet pranë fabrikave të mëdha apo burimeve të tjera të ndotjes. Shembujt përfshijnë salmonin dhe troftën.

Djathërat e butë – Djathërat e butë përmbajnë baktere që mund të shkaktojnë probleme serioze për ju dhe shëndetin tuaj. Gorgonzola është njëra prej tyre, sidomos nëse janë prodhuar nga qumësht i papastër. Zgjidhni djathra të fortë zvicerianë ose konsumoni djathë të butë vetëm nëse jeni të sigurtë se janë bërë nga qumësht i pasterizuar.

 Ushqim deti të tymosur – Mund të përmbajnë listeria, e rrezikshme për ju dhe të vegjëlit tuaj.
Shumë kafeinë – Sasia e tepërt e kafes lidhet me peshën e ulët tek foshnjat, lindjen e parakohshme, madje dhe dështimin. Në përgjithësi, uji dhe lëngjet e freskëta janë zgjedhjet tuaja më të mira.

 Alkóóli – Për fat të keq, alkóóli që pini mund të kalojë përmes placentës tek fëmija juaj në zhvillim. Shmangeni atë! Është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun tuaj për të mësuar se cilat ushqime duhet të shmangen në këtë periudhë të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *