Categories
Këshilla

Studimi: Hani vezë, ndikon në uljen e këtij problemi shëndetësor!

Vezët janë një nga zgjedhjet më të lehta kur duam një mëngjes të shpejtë dhe të shëndetshëm por ekziston një dilemë sa duhet të konsumojmë në ditë. Në fakt, veza është “fajësuar” prej kohësh për kontributin e saj në rritjen e kolesterolit. Por të dhënat e fundit shkencore e kanë shfajësuar atë duke e bërë një ushqim super të vlefshëm.

Përveç kësaj, studiuesit e kanë përfshirë në kategorinë e “ushqimeve me dendësi të lartë të lëndëve ushqyese”, pasi është e pasur me vitamina, minerale dhe përbërës të tjera me veti të dobishme. Por një studim i kryer së fundmi tregon se veza ndikon në shëndetin kardiovaskular duke ulur rrĕzĩkun e gódĩtjĕs në tru.

Sipas disa studimeve të kryera nga Instituti Epidstat në Michigan, konsumi ditor i vezëve shoqërohej me një rrĕzĩk të reduktuar të gódĩtjĕs në tru. Konkretisht, të dhënat treguan se një vezë në ditë shoqërohej me një rrĕzĩk 12% më të ulët të gódĩtjĕs në tru.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *