Categories
Lajme

Broja i lumtur për golin dhe asistin e sotëm/ Mesazhi i tij është i qartë: Cilësia ime nuk ka shumë diferencë me…

Armando Broja ishte protagonist absolut në fitoren 1-4 të Vitesse ndaj Emmen në kampionatin hollandez. Sulmuesi kuqezi shënoi një gol dhe dhuroi një assist, menjëherë sapo u rikthye nga dëmtimi. Ai dha një intervistë pas ndeshjes,  teksa u shpreh i lumtur jo vetëm për  golin, por edhe për rikthimin në fushë.

“Jam shumë i lumtur të luaj përsëri. Nuk është e thjeshtë.  Ka një ndryshim shumë të madh, pasi stërvitesha veçmas, qëndroja në shtëpi,  ndërsa sot isha në fushë. Pavarësisht se vij nga një dëmtim, cilësia ime nuk ka shumë diferencë me lojtarët e tjerë.

E përsëris edhe një herë, jam shumë i lumtur.  Tannane më dha një pas të mirë dhe unë shënova. Unë bëra më të mirën time. Rikthimi në formë? Rëndësi ka që unë jam rikthyer në fushë dhe jam me fat” – Tha Broja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *