Categories
Lajme

Futbollisti premtues i Kombëtares nuk di të ndalet, shënon golin e radhës në Itali

Kryesojnë të shkëputur në Serinë C italiane me një synim të ngjiten në Serinë B, skuadra e Renates e cila ka për vete dhe dy lojtarët e U-19 të Shqipërisë, Erald Lakti dhe Armand Rada po kryejnë një super sezon. Po këtu luan edhe Elvis Kabashi.

Në barazimin 1-1 në transfertë ndaj Lukezes, Armand Rada realizoi gol në minutën e 7′, i cili po kalon një moment mjaft të mirë. Ky ishte goli i dytë për futbollistin e dalë nga akademia e Interit.

Ndërkohë tek Renate është aktivizuar edhe Erald Lakti i cili është një kandidat i fortë për të veshur fanellën e moshave të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *