Categories
Lajme

Mjafton një goditje perfekte, Berisha i jep fitoren Dinamo Bukureshtetit (video)

Shqiptarët nëpër botë vazhdojnë të luajnë në nivele të larta, teksa sot Valmir Berisha i ka dhënë fitoren skuadrës së Chindia ndaj gjigantëve të Dinamo Bucuresti me golin e tij.

Sulmuesi shfrytëzoi në maksimum kaosin e krijuar në zonë gjatë një goditje këndi të skuadrës së tij dhe lëshoi një gjuajtje të fortë sapo mori topin në këmbë, duke tundur rrjetën në minutën e 65-të.

Ky ishte goli i dytë për këtë sezon për sulmuesin me skuadrën e Chindia, ku u transferua në këtë janar të vitit të shkuar, pas aventurës në Bosnje me Velez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *