Categories
Këshilla

Shtatë gabime që bëjmë çdo ditë dhe ndikojnë në shtimin e peshës

Shtimi i padëshiruar në peshë sjell jo vetëm irritim dhe mërzitje, por edhe probleme shëndetësore. Por e dini se “fajin” për shtimin në peshë mund ta gjeni në rutinën e përditshme? Disa prej gabimeve që bëni në rutinën e darkës që ju bëjnë të shtoni në peshë janë:

Ngrënia në orët e vona të natës – Kjo gjë sjell rritjen e kolesterolit dhe rritjen e nivelit të insulinës.
Pirja e kafesë në orët e vona – Pirja e kafesë në orët e vona nuk ndikon vetëm në pagjumësi, por edhe në shtimin në peshë. Kafeina rekomandohet të konsumohet 6 orë para gjumit.

Mungesa e gjumit – Rekomandohen 6-7 orë gjumë në ditë. Nëse flini më pak do të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj dhe në shtimin në peshë.
Përdorimi i pajisjeve elektronike gjatë darkës – Studimet kanë treguar se përdorimi i panisjeve elektronike në darkë sjell largimin e gjumit dhe për pasojë edhe shtimin në peshë.

Zgjimi vonë – Është vërtetuar se ata që zgjohen më herët kanë një peshë më të ulët se ata që zgjohen vonë. Prandaj mundohuni të zgjoheni herët dhe të dilni për vrap në mëngjes.
Rrethoheni nga ngjyra e gabuar – Ngjyra blu krijon një gjendje relaksi si dhe ju largon oreksin, ndërsa ngjyrat e kuqe dhe portokalli ju bëjnë të ndiheni energjikë dhe më të uritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *