Categories
Këshilla

Ushqimet që duhet të konsumoni për të lënë duhanin!

Një cigare përmban nikotinë dhe përbërje të tjera të ndryshme të cilat kur digjen lëshojnë më shumë se 40 kimikate të rrezikshme e që mund të shkaktojnë káncĕr. Tymi i cigares gjithashtu përmban monoksid karboni, oksid azoti dhe sasi të vogla të grimcave radioaktive që shkaktojnë káncĕr. Ndonëse mund të duket e vështirë, në fakt ka disa ushqime që do t’ju vijnë në ndihmë të hiqni dorë nga duhani.

Xhenxhefili– Xhenxhefili ka veti anti-inflamatore që ndihmon në largimin e toksinave nga trakti respirator. Përmban shumë vitmanina dhe minerale si kalium, magnez, betakkarotinë dhe zink. Disa ekstrakte xhenxhefili janë gjithashtu të njohura për të shkatërruar qelizat e káncĕrit të mushkërive.

Shafrani i Indisë – I njohur gjithashtu si ‘erëza e artë”, shafrani i Indisë ndihmon në pastrimin e mushkërive falë vetive anti-inflamatore.

Mollë – Jo më kot ekziston shprehja: “Një mollë në ditë mban mjekun larg”. Përmban një larmi të gjerë të flavonoideve, vitaminave dhe antioksidantëve, veçanërisht vitaminën C, e cila lufton sëmundjet e mushkërive.

Hudhër – Hudhra përmban alicinë që vepron si një agjent i fuqishëm antibiotik dhe ndihmon për të kapërcyer infeksionet e frymëmarrjes që bllokojnë mushkëritë. Hudhra ul inflamacionin, përmirëson astmën dhe zvogëlon rrezikun e kancerit të mushkërive.

Çaj jeshil – Çaji jeshil përmban antioksidantë të fuqishëm për përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, duke mbrojtur nga kanceret. Bimët në çajin jeshil janë antimikrobike që ndihmojnë në lirimin e mukusit nga brendësia e mushkërive.

Frutat dhe perimet – Pirja e duhanit parandalon përthithjen e lëndëve ushqyese të rëndësishme si mineral kalciumi dhe vitamina C dhe D. Studimet sugjerojnë që konsumimi i shumë frutave dhe perimeve ul nevojën për të pirë duhan.

Qumështi – Në studime, shumica e duhanpirësve raportuan se pirja e qumështit bënte që cigaret të kishin një shije të hidhur. Prandaj, konsumimi i qumështit mund të jetë një ndihmë për të qëndruar larg cigareve.

Kokoshka – Konsumimi i kokoshkave jo vetëm që ju mban të zënë, por gjithashtu zvogëlon dëshirën për të pirë duhan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *