Arbër Zeneli e ka kaluar skuadrën e vet Reims në epërsi 1:0 kundër Lille, në ndeshjen e Ligue 1 që po zhvillohet momentalisht në stadiumin Pierre-Mauroy.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës i dha epërsinë e Reims në minutën e 37-të.
Zeneli e shënoi nëportën e Lille me një goditje mahnitëse nga largësia.
Ky është goli i dytë i dardanit në 10 paraqitje si titullar këtë sezon. Përformancat kanë qënë pozitive dhe shpresohet se do vijohet i njëjti ritëm.