Categories
Lajme

Kush është djaloshi beratas që debutoi dje në Bundesligë ndaj Werderit të Rashicës?

Ditën e djeshme Werder Bremen triumfoi ndaj Augsburg me shifrat e pastra 2-0. Në këtë ndeshje u aktivizua edhe Milot Rashica, i cili ka vuajtur një dëmtim prej dy muajsh dhe sot preku fushën e blertë për herë të parë.

Por sulmuesi nga Vushtrria nuk ishte i vetmi shqiptar në fushë në këtë ndeshje të Bundesligas sepse pak para se të hynte në fushë Rashica, saktësisht në minutën e 87-të, terrenin e blertë e kishte prekur edhe një beratas, Tim Civeja.

19-vjeçari shqiptar i lindur në Gjermani është rritur në akademinë e klubit të njohur gjerman dhe sot mesfushori i qendrës meritoi debutimin e shumëpritur me ekipin e parë.

Civeja cilësohet si talent i madh dhe në sezonin e shkuar luajti me ekipin U19, ku zhvilloi 19 ndeshje dhe tundi 5 herë rrjetën. Shpresojmë që debutimi të pasohet me shumë ndeshje në ekipin e parë të Augsburg dhe në të ardhmen të nderojë Kombëtaren e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *