Categories
Lajme

Ekipi i Superiores i befason të gjithë, transferon ish-sulmuesin e Serbisë

Veljko Dovedan, trajneri i Bylisit, që në fillim të sezonit kërkon një lojtar që ta dërgojë topin në rrjetë. Me hapjen e merkatos, presidenti Besnik Kapllanaj është vënë në lëvizje dhe është treguar i gatshëm të ofrojë shifra të konsiderueshme për një “gjahtar” goli.

Sa duket tashmë edhe e ka gjetur një pikë referimi për skuadrën e tij. Abcnews.al mëson se Nemanja Kojic është lojtari i përzgjedhur dhe që pritet të zyrtarizohet nga ana e Bylisit. Sulmuesi, i cili në muajin shkurt mbush 31-vjeç, ka një CV të pasur dhe ka luajtur edhe me Serbinë U19 dhe U21.

Besohet se ai do të përshtatet shpejt në Superiore, ndërkohë që nuk është se në të shkuarën ka realizuar një numër të madh golash. 18 muajt e fundit ai ka luajtur në Superligën serbe me Radnicki Nis. Këtë sezon numëron tre gola në kampionat, në 16 ndeshje (11 titullar).

Kojic ka dalë dy herë kampion në Serbi, kur luante me Partizanin e Beogradit. Në janar të vitit 2013 ai u bë pjesë e gjigantit serb, pasi kishte spikatur me Rad Beograd. Në verën e vitit 2015, pasi kishte fituar titullin kampion, ai u largua drejt Turqisë.

Sezonin e parë më Gaziantep shënoi 9 gola, kurse në gjysmën e parë të sezonit të ardhshëm shënoi tre gola dhe më pas u kthye në Serbi, ku iu bashkua Radnicki Nis. Sërish në Turqi, këtë herë në verën e vitit 2018, me Istanbulspor në ligën e dytë.

Nemanja ka provuar të luajë edhe në Kazakistan me Ordabasy dhe në Japoni me Tokyo Verdy, derisa u rikthye sërish në Serbi në verën e vitit 2019 dhe prej atëherë ka luajtur në Superligën e vendit të tij. Tani Kojic bëhet gati për një eksperiencë të re në Superiore. /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *