Categories
Lajme

A ke ruajtur ndonjë gol për Anglinë? Sokol Cikalleshi jep përgjigjen e sinqertë

Në një intervistë për emisionin Ora Sport në RTV Ora, sulmuesi i Kombëtares dhe Konyaspor Sokol Cikalleshi u shpreh se ndjehet mirë dhe në formë dhe shpreson se është thyer tersi i mungesës së golit.

I pyetur nga gazetari dhe analisti sportive se, a po ruan ndonjë gol për ndeshjen kundër Anglisë, bomberi kavajas u përgjigj:

“Ndjehem mirë. Tani kam besimin e trajnerit dhe klubit. Dëmtimin e lashë pas por duhet të presim edhe pak për Anglinë. Unë jam njeri i punës dhe do punoj maksimalisht dhe pritshmëritë tuaja dhe tifozëve kuqezi ti bëjë realitet duke shënuar. Dhe sigurisht ajo që vlen më shumë, edhe të bëjmë një rezultat pozitiv, sidomos kundër Anglisë. Sepse do ngelte në mendjen e çdo tifozi shqiptar”. /oranews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *