Categories
Lajme

“Dua të jem trajner i Vllaznisë”, Hamdi Salihi zbulon planin e tij

Hamdi Salihi një ditë e sheh veten në krye të Vllaznisë. Ish-sulmuesi shkodran i Kombëtares dhe I shumë skuadrave të njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë, ka treguar dëshirën e tij të madhe, për të fituar një trofe me skuadrën e vendlindjes.

Për Zona Gol, Salihi që tanimë i është përkushtuar rolit të trajnerit edhe në Kombëtare, dëshiron të bëjë me Vllazninë atë që nuk e bëri do si lojtar, teksa uron kuqeblutë që të shpallën kampionë të Shqipërisë.

“Jo vetëm mua si sportist I Vllaznisë, si shkodran, shoh që të gjithë atyre që ndjekin futbollin edhe jo shkodranëve ju vejn mirë që Vllaznia është këtu. Më vjen mirë që shoh përluësi dhe jo mendjemadhësi që mund të karakterizojë skuadrat në këtë situatë.

Një ndër pengjet e mia është që s’kam fituar trofe me Vllazninë. Por edhe kështu si ka shkuar e ndjej veten pjesë të atij ekipi, e përjetoj plotësisht si ata që janë reth ekipit. Shpresoj që këtë rrugë ta çojnë deri në fund. Trajner? Sapo e kam filluar dhe mësoj çdo ditë, nëse do jetë situata e duhur shpresoj të jem në atë pozicion dhe ta përjetoj një gjë të tillë si trajner”, tha Salihi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *