Categories
Lajme

Jo vetëm Balaj, një tjetër shqiptar po shkëlqen te Sturm Grazi

Dy futbollistë shqiptarë kanë qenë protagonistë në miqësoren e sotme të Strum Grazit.

Skuadra gjigante austriake fitoi një duel miqësor kundër ekipit të ligës së dytë austriake Kapfenberg.

Strum Graz fitoi me rezultatin e thellë 3-0, teksa dy gola u realizuan edhe nga futbollistët shqiptar.

Bekim Balaj realizoi golin e avantazhit 2-0 për skuadrën e tij, ndërsa futbollisti i talentuar nga Kosova, Dardan Shabanhaxhaj realizoi golin final të takimit.

Shabanhaxhaj përveç se në takime miqësore ka pasur mundësi të paraqitet disa herë edhe në elitën e futbollit austriak.

Ai ka qenë më parë pjesë e grupmoshave të reja të Kosovës, por aktualisht nuk është pjesë e asnjë skuadre të “Dardanëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *