Categories
Lajme

Ka dalë nga akademia e Olimpiakosit dhe ka luajtur me disa ekipe të njohura/ Vllaznia bën “bingo” në merkato, transferon mesfushorin që ka qenë pjesë e Shqipërisë

Gjino te Vllaznia. Nuk është personazhi i filmit të famshëm “Përrallë nga e kaluara”, por një lojtar i njohur shqiptar që ka bërë karrierë në Greqi, por ka qenë edhe pjesë e Kombëtares kuqezi U-21. Zbulohet mesfushori që pret Vllaznia në merkaton e janarit.

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klubin shkodran, se Klodian Gjino pritet të jetë afrimi më i fundit i kuqebluve. 26-vjeçari me origjinë nga Berati ka mbërritur në Shkodër dhe po negocion detajet e fundit të kontratës me drejtuesit e Vllaznisë.

Këta të fundit janë pyetur sot nga gazeta për afrimin e futbollistit, por as e kanë mohuar dhe as e kanë pohuar. Megjithatë, mesfushori shkatërrues pritet të firmosë për kuqeblutë në orët e ardhshme.

Ai është prodhim i akademisë së Olimpiakosit, ndërsa ka luajtur në Greqi për skuadra si Aris Selanik, Fostiras, Kalamata, Panargiakos, Panahaiqi, Apollon Smirnis dhe së fundmi Ionikos në Ligën e Dytë. /panorama sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *