Categories
Lajme

Ka luajtur në Itali dhe Greqi, 15 gola në 17 ndeshje/ “Bekenbaueri i Shqipërisë” i habit të gjithë me ekipin e ri, këtë herë bën zgjedhje zemre

Jo të gjithë mund të luajnë futboll në moshën 38-vjeçare, megjithatë Mario Gurma po ia del. Ai as që e ka në plan t’i varë këpucët në gozhdë, të paktën jo për momentin.

Të gjithë kanë dëgjuar të flitet për të, pasi nuk bëhet fjalë për një lojtar dosido. I referohemi shtatlartit që gjithë karrierës së tij është aktivizuar sa në Itali, aq edhe në Greqi. Por, rishtas ka vendosur që të bëjë një zgjedhje zemre: të kthehet në Shqipëri. Historia e tij ka kaluar edhe përtej Adriatikut, aq sa mediat italiane i kanë kushtuar një shkrim.

Pas mbylljes së detyruar të kampionatit prej COVID-19, ish-sulmuesi i Rexhanës (ku ka shënuar 6 gola në 26 ndeshje) apo Fonteblandës (15 gola në 17 ndeshje), ka vendosur që të veshë fanellën e ekipit të vendlindjes: Sarandës. Prej 2021-shit i është bashkuar Butrintit, ekip që drejtohet prej babait të tij. Milto Gurma nuk është assesi i panjohur në Shqipëri, pasi ka një të kaluar edhe me përfaqësuesen kuqezi.

Paraqitjet e tij bën që asokohe të cilësohej edhe si “Bekenbaueri i Shqipërisë”. Trajneri i sarandjotëve mund ta llogarisë si pjesë të formacionit edhe djalin e tij, përvoja e të cilit do të jetë një “bonus” më shumë për ofensivën. Sarandjotët kërkojnë me çdo kusht ngjitjen në Kategorinë e Parë. /panorama sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *