Categories
Lajme

Pas Ozilit, tifozët e Fenerbahces duan edhe rikthimin e Muriqit/ Shqiptari e ka mendjen vetëm te… Parma

Vedat Muriqi u transferuar gjatë merkatos së verës nga Fenerbaçe te Lazio. Deri më tani sulmuesi shqiptar ka luajtur pak ndeshje dhe nuk ka bindur më paraqitjet e tij. Gruaja e tij ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale teksa shihet që Muriqi ndjek lajmet për afrimin e Mezut Ozil te ish-skudra e tij.

Një gjë e tillë ka bërë që tifozët e Fenerbaçes të ëndërrojnë dhe kanë kërkuar që ai të rikthehet sërish. Mediat italiane bëjnë me dije se Muriqi nuk dëshiron largimin nga Lazio por po mendon vetëm për sfidën e radhës ndaj Parmës ku me shumë mundësi do të jetë titullar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *