Categories
Lajme

U “dogj” njëherë dhe tani ka vënë mend/ Florian Marku bën paralajmërimin e fortë: Në 20 shkurt nuk do të ketë më ashtu

Florian Markut ende i ka mbetur mendja tek përballja e 12 dhjetorit kundër Jamie Stewart, e cila u mbyll në barazim 76-76 sipas gjyqtarëve të takimit. Boksieri shqiptar shkëlqeu në ring, duke e dominuar duelin nga fillimi në fund, por nuk arriti dot të fitonte.

Pas ndeshjes ai me të drejtë ishte i tërbuar dhe padyshim që ia linte fajin gjyqtarëve për rezultatin jo të drejtë. Ai shkoi deri aty sa i akuzoi ato se vendosën që ndeshja të mbyllej në barazim vetëm e vetëm sepse ai është shqiptar.

Megjiathë, Marku ka vazhduar stërvitjen për ndeshjes e radhës, e cila do të zhvillohet në datën 20 shkurt dhe përballë tij këtë herë do të jetë Rylan Charlton. Një tjetër boksier britanik për Florianin, por këtë herë ai duket më i vendosur se kurrë për fitoren.

Shqiptari ka postuar në “Facebook” një poster të ndeshjes, ku nuk harron dhe të “thumbojë” sërish për takimin e dhjetorit. “Në 20 shkurt nuk do e lë ndeshjen në duart e gjyqtarëve”, shkruan Marku krahas posterit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *