Categories
Lajme

ZYRTARE: Tirana nuk mjaftohet vetëm me Seferi, transferon sulmuesin e Finlandës

Befason Tirana, që ka zyrtarizuar afrimin e një sulmuesi nga Finlanda. Bëhet fjalë për Tim Väyrynen, i cili ka nënshkruar me kampionët në fuqi për 18 muaj dhe pretendohet që çështja e sulmit të jetë zgjidhur me këtë lëvizje.

“Mirësevjen Tim Väyrynen! KF Tirana njofton goditjen e re të transferimeve të Janarit. Tim Väyrynen ka qënë një ndër emrat me të cilët klubi është futur në negociata gjatë këtyre javëve.

Ai firmosi sot duke u zyrtarizuar si lojtar i KF Tirana. Sulmuesi 27-vjecar vjen nga Finlanda dhe do të jetë pjesë e bardhebluve për 1 vit e gjysëm.

Një emër i njohur për kampionatin Finlandez dhe pjesë e Kombëtares Finlandeze ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Tim lë skuadrën HJK Helsinki për t’ju bashkuar klubit më të madh Shqiptar”, njofton Tirana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *