Categories
Lajme

E BUJSHME: Partizani planifikon 3 transferime të frik.shme brenda janarit/ 3 super lojtarë

Partizani ka objektiva të qartë në këtë merkato janari. Gledi Mici dhe Sabien Lilaj janë dëshirat e klubit.

Të dy janë pjesë e Prishtinës dhe me kontratë, por Partizani ka bisedime dhe i pret të dy futbollistët në kryeqytet, pasi të rikthehen nga Antalia, aty ku Prishtina do të luajë finalen e Superkupës së Kosovës kundër Dritës. Për Micin pritet të paguhet kartoni i tij, ndërsa Lilaj mund të vijë në formë huazimi.

Ndërsa pista “Hasani” është nuk është mbyllur dhe te Partizani mbeten optimistë për firmën e fantazistit 30-vjeçar.

MICI – Sa i takon repartit të mbrojtjes, Partizani synon me çdo kusht firmën me Gledi Micin.

Anësori 29-vjeçar ka eksperiencë në Superiore me Skënderbeun e Kukësin dhe shihet si një ndër futbollistët më të mirë shqiptarë në rolin e tij. Mici ka kontratë me Prishtinën, por falë marrëdhënieve të mira të presidentit Demi me drejtuesit e Prishtinës, mund të arrihet në një akord dhe Mici të veshë fanellën e kuqe të Partizanit.

LILAJ – Dëshira e madhe e Dajës dhe Partizanit është Sabien Lilaj.

Pas bllokimit të merkatos në verë, mesfushori 31-vjeçar firmosi me Prishtinën në IPKO Superliga. Gjithsesi, situata e mesfushorit në klubin kosovar nuk duket aspak e qetë, pasi shpeshherë është kritikuar dhe nuk po arrin të përshtatet.

Me një ardhje te Partizani, edhe në formë huazimi, do të ishte një plus i madh për Lilajn, i cili do të punonte me një trajner që e njeh shumë mirë dhe në një kampionat ku ka tepër eksperiencë.

HASANI – Përveç dëshirës së madhe për Sabien Lilajn, Partizani mund të investojë shumë edhe për firmën e Ferhan Hasanit. “Buba” është një lojtar me kosto të madhe, por që bën diferencën.

U duk se 30- vjeçari nuk do të firmoste me Partizanin disa ditë më parë, por bisedimet janë ende aktive dhe oferta e Partizanit është ende në fokusin e Hasanit dhe agjencisë së tij menaxheriale. Me ardhjen e Micit, Lilajt dhe Hasanit, pa diskutim që të kuqtë do të ishin favoritët absolutë për fitimin e titullit kampion./ Veronik Istrefaj-Panorama sport

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *