Categories
Lajme

Mbrojtësin e Shqipërisë që luan në Serie A e pret një takim special sot, miliona njerëz e ëndërrojnë njëherë në jetë një takim të tillë

Kjo javë nuk do të jetë si të gjitha të tjerat për Ardian Ismajlin.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare do të luajë brenda pak ditësh dy here kundër Romës në Kupë e kampionat, por nuk do të jetë kjo arsyeja pse kjo javë do të jetë e paharrueshme për futbollistin e përfaqësueses.

Klubi i Specias, ku aktivizohet lojtari, do të qëndrojë gjithë javën në kryeqytet dhe në mënyrë të papritur, ka marrë një ftesë të veçantë për të vizituar Vatikanin e për të takuar Papa Françeskun për të biseduar me të privatisht gjatë të martës.

Një eveniment i rrallë dhe një privilegj, pasi nuk janë të shumtë ata që kanë mundësinë të takojnë privatisht Papën.

“Kjo do të jetë një arsye krenarie për klubin, një takim i rëndësishëm dhe emocionues, pasi klubi do të ketë mundësi të takojë Atin e Shenjtë, një tifoz i zjarrtë i futbollit”, shkruante klubi në njoftimin e tij rreth kësaj ngjarje të veçantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *