Categories
Lajme

U ndëshkua me karton të kuq, Messi bën gjestin e madh për bashkëlojtarët e Barcelonës menjëherë sapo mbroi ndeshja

Lionel Messi iu ka kërkuar falje bashkëlojtarëve të vet, pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq në humbjen e Barcelonës kundër Athletic Club në finale të Superkupës së Spanjës të dielën.

Barça u duk sikur ishte në binarë për ta fituar trofeun e parë nën epokën e Ronald Koeman pasi e pati epërsinë dy herë falë golave nga Antoine Griezmann, por një gol i vonshëm i Asier Villalibre e çoi ndeshjen në kohën shtesë, raporton Gazeta Express.

Inaki Williams ia dha epërsinë Athletic Clubit – i cili në gjysmëfinale e mundi Real Madridin – në minutën e 94-të dhe kur koha po ikte dhe Barcelona po humbiste 3:2, Messi e humbi toruan.

Kapiteni i katalonase e sulmoi Villalibren i mllefosur dhe për këtë arsye u ndëshkua me karton të kuq.

Gjyqtari nuk e kishte parë incidentin por pas ndërhyrjes së dhomës së VAR-it dhe rishikimit të rastit, argjentinasi u ndëshkua direkt me të kuqin. Ky ishte kartoni i parë i kuq i Messit në 753 paraqitje për Barcelonën

Sipas mediave spanjolle, Messi ishte tejet i zhgënjyer dhe iu kishte kërkuar falje bashkëlojtarëve të vet në zhveshtore pas ndeshjes.

Messi, 33-vjeçar, do të pezullohet me dy ndeshje sigurt, por pezullimi i tij mund të dyfishohet, varësisht sesi e vlerëson veprimin e tij Komiteti Disiplinor i Federatës së Futbollit të Spanjës.

Ai do ta shërbejë pezullimin në La Liga dhe Kupën e Mbretit.

Prandaj, Messi do të mungojë kundër Cornella – skuadrës nga kategoria e tretë – në Kupën e Mbretit të enjten dhe në takimin e fundjavës së ardhshme kundër Elches në La Liga.

Nëse pezullimi i tij dyfishohet, atëherë ai do të mungonte në ndeshjen e rrethit tjetër në Kupën e Mbretit gjithmonë nëse Barcelona e mund Cornellan, si dhe kundër Athletic në La Liga në Camp Nou më 31 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *