Categories
Lajme

ZYRTARE: Goditi me shuplakë kundërshtarin, Leo Messi mëson sa ndeshje do të pezullohet

Komisioni disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit ka ndëshkuar lojtarin e Barcelonës, Lionel Messi, me dy ndeshje pezullimi për shuplakën e tij ndaj sulmuesit të Athletic Bilbao, Asier Villalibre, në kohën shtesë të finales së Superkupës, luajtur të dielën në stadiumin e Sevillas. Ky organ juridik sportiv e konsideron veprimin e yllit argjentinas si “të ndodhur në një mënyrë të dhunshme ndaj kundërshtarit, jo agresion”. Pra, edhe dënimi është më i lehtë.

Procesverbali i gjyqtarit të përplasjes, Gil Manzano, lexon: “Në minutën e 120-të, lojtari (10) Lionel Messi, u përjashtua për këtë arsye: goditje e një kundërshtari me krahun e tij, duke përdorur forcë të tepërt në lojë e sipër, por jo në masën e agresionit fizik”.

Shkelja konsiderohet në kodin disiplinor të FEF dhe dënohet me pezullim prej një deri në tri ndeshje. Autoritetet aplikuan dënim të ndërmjetëm për Messin, sepse “nëse veprimi… ndodh jashtë lojës (siç është rasti), ose me lojën e ndaluar, aplikohet sanksioni me pezullim nga dy deri në tri ndeshje”.

Kështu Messi çlirohet nga një sanksion më i madh. Nëse komisioni disiplinor do të kishte zbatuar nenin 98 të të njëjtit kod, ai parashikon pezullim midis katër dhe dymbëdhjetë ndeshjeve. Kësisoji, Messi do të humbasë ndeshjen e Kupës, të enjten, kundër Cornellà, në të cilën nuk ishte planifikuar në formacion, dhe atë të La Liga-s, të dielën, kundër Elche.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *