Categories
Këshilla

4 llojet e dhjamosjes së trupit: Cilës kategori i përkisni?

Në varësi të asaj që ju hani, si ju hani dhe sa ju hani, trupi juaj mund të marrë një formë të caktuar. Nuk është e njëjtë për të gjithë; disa kanê fryrje në bark, disa në ijet, ndërsa disa marrin forma të ekzagjeruara në bark apo në vithe.Sidoqoftë, forma që trupi ynë supozon nuk është e rastësishme. Ndikohet shumë nga stili i jetës tonë. Ja katër forma të ndryshme të trupit dhe arësyet pse dhjami grumbullohet pikērisht në ato zona:

Tipi me nivel te larte te stresit

A jeni shpesh shumë e stresuar? E sigurtë që kjo është e keqe për paqen mendore por gjithashtu nuk është e mirë dhe për trupin tuaj. Stresi do të thotë më shumë kortizol në trupin tuaj dhe më shumë kortizol përkthehet në yndyrën viscerale, veçanërisht rreth stomakut tuaj.

Për të hequr qafe këtë lloj yndyre, kënaquni me aktivitetet qetësuese, siç është meditimi. Lejoni aktivitete që rritin hormonet tuaja të lumturisê.

Tipi me sheqer të lartë

A i dashuroni të ëmblat? Ne nuk ju fajësojmë për këtë. Sidoqoftë, kur hani shumë sheqer, trupi juaj përgjigjet duke prodhuar më shumë insulinë. Kjo çon në formimin e shtresave dhjamore në bark dhe për rrjedhojë rritjen e perimetrit tuaj të belit.

Për të hequr qafe këtë, bëjeni ushqimin tuaj të pasur me erëza të cilat ju frenojne dëshirēn për të ëmbla , siç janë hudhra, rigoni dhe kanella. Për stërvitje, ju mund të kënaqeni me ushtrime tonifikuese dhe qē ju ndihmojnë të humbisni dhjamin rreth barkut.

Tipi me nivel të lartë estrogjeni

Nëse keni peshë të tepërt rreth vitheve tuaja dhe keni pasur gjithmonë simptoma të forta PMS, me siguri keni nivele të larta të estrogjenit në trupin tuaj.

Kjo mund të kontrollohet duke ngrënë perime që janë të pasura me fitokimike, siç janë brokoli. Gjithashtu, bëni squats me këmbët tuaja të drejtuara nga jashtë.

Humbja e ekuilibrit të hormoneve të trupit bën që trupi të fillojē të shfaqë disa probleme. Ka shumë faktorë që kontribuojnë në çekuilibrin e hormoneve të caktuara dhe duke ditur shkaqet e simptomat ju mund të kuptoni problemin që keni dhe si t’a trajtoni atë.

Estrogjeni është një hormon që prodhohet tek vezoret e femrave por një sasi shumë e vogël e tij është e pranishme edhe tek meshkujt. Ky hormon është jetik për të mbajtur siç duhet funksionin e trupit tek femra.

Estrogjeni dikton aftësinë riprodhuese tek gratë por gjithashtu ka një ndikim të madh edhe në humor. Niveli i estrogjenit luhatet në bazë të moshës dhe fazës së ciklit menstrual, por kur nivelet janë shumë të larta ose shumë të ulëta mund të shkaktojnë probleme të ndryshme në trup.

Nivelet e larta të estrogjenit konsiderohen mbi 200 pg/ml. Niveli rritet natyrisht gjatë pubertetit dhe shtatëzanisë, por trupi prodhon edhe më shumë estrogjen tek gratë mbipeshë ose kur ato kanë tension të lartë apo vuajnë nga diabeti.

Faktorēt që ndikojnë në rritjen e nivelit estrogjenit në trup: presioni i lartë i gjakut, diabeti, mbipesha, përdorimi i medikamenteve të ndryshme, stresi, sëmundjet kardiovaskulare, ndotja e ambientit, toksinat, shenjat e zakonshme të nivelit të lartë të estrogjenit në trup:

Si duhet të veproni pêr tē stabilizuar nē trup nivelet e estrogjenit: shmangni konsumimin e alkoolin, konsumoni ushqime të freskëta, bio, pa hormone e pesticide, ushtroni aktivitet fizik, përdorni farën e linit

Tipi me nivel të ulët testosteroni

Nëse i urreni krahët e varur dhe e keni të vështirë të tonifikoni bicepsin tuaj, mund të keni nivele të ulëta të testosteronit në trupin tuaj. Për dallim nga llojet e tjera që janë rezultat i tepërt i hormoneve, krahët e lëshuar janë rezultat i një deficiti.

Për ta rregulluar këtë, përfshini më shumë vitaminë D në dietën tuaj, siç është marrja e saj përmes kërpudhave. Për vegjetarianët, opsionet mund të jenë më pak, kështu që ata mund të zgjedhin shtesa të vitaminës D. Për stërvitje, ju mund të arrini rezultate mjaft të kënaqshme me anë të ushtrimeve të forcës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *