Categories
Lajme

Ai është i pakënaqur me minutat e pakta/ Koeman ka një mesazh të qartë për Riqui Puig

Riqui Puig, lojtar i akademisë së Barcelonës, po e ka të mundur të gjejë hapësirë në klub me trajnerin Ronald Koeman.

Shumë lojtarë të Barcelonës nga La Masia kanë lënë klubin për arsye se nuk kanë gjetur hapësirën e duhur, mirëpo një gjë të tillë nuk e ka në mendje Puig.

Fillimisht, Puig kishte nisur të shkonte më shumë në palestër për arsye se trajneri i kishe sugjeruar një gjë të tillë. Ai e mori me shumë sporitivtet këshillën e tij, mirëpo prapë se prapë nuk arriti të futej në formacionin e Blaugranëve.

Tani, Koeman megjithatë ka një lajm të keq për të, duke thënë se ai duhet të kërkojë një klub të ri që të luajë më shumë

“Për lotjarët që nuk mund të luajnë aq shumë, është më mirë që ata të gjejnë një zgjidhje jashtë klubit, që të kenë më shumë minuta”, u shpreh holandezi në një konferencë shtypi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *