Categories
Lajme

Barcelona nuk po i jep asnjë, PSG do 22-vjeçarin e katalanasve

Paris Saint-Germain ka një simpati tejet të madhe për lojtarët e Barcelonës.

Skuadra franceze tashmë është e ditur se po tenton që të transferojë Lionel Messin.

Ylli argjentinas ka kontratë me skuadrën katalunase deri në fund të këtij edicioni dhe mund të kalojë në radhët e kampionit nga Ligue 1 si lojtar i lirë.

Por, PSG nuk është e interesuar vetëm në gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, pasi ka shënjestëruar edhe mbrojtësin e djathtë të Blaugranasve, Emerson, raporton Diario Sport.

Lojtari 22-vjeçar është duke pritur ende që të bëjë një paraqitje në ekipin e parë të Barcelonës, që kur kompletoi kalimin nga Altico Miniero në vitin 2019 për 13 milionë euro.

PSG është e vendosur që të transferojë Emersonin, që aktualisht është në huazim te Real Betisi.

Mauricio Pochettino thuhet se është fans i lojës së tij dhe kërkon që qysh në këtë afat kalimtar të janarit t’i marrë shërbimet e tij. /

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *