Categories
Lajme

Deklarata e Griezmann pas humbjes në finalen e Superkupës nuk pëlqehet nga lojtarët e tjerë të Barcelonës

Barcelona humbi në finale të Super Kupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbaos. Pas kësaj ndeshjeje, Atoine Griezmann, në një deklaratë tha se ata po mbrohen në mënyrë jo të duhur si klub.

“Nuk kemi komunikuar. Këto janë detaje të rëndësishme. Kur topi po lëviz dhe ju filloni të shkoni pas tij, dikush duhet të ngrijë zërin. Disa herë dikush e bën këtë gjë, ndërsa disa herë të tjera jo”.

Dhoma e zhveshjes e Barcelonës, nuk i pëlqen këto deklarata sepse ato indirekt tregojnë se portieri dhe mbrojtja nuk është në nivelin më të mirë të mundshëm.

Klubi blaugran pati një marrëveshje këtë dimër me Eric Garcia për 5 milion euro, mirëpo një marrëveshje e tillë u shty deri në verë duke pasur parasysh sigurinë e presidencës në zyrat e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *