Categories
Lajme

E BUJSHME/ Superkupa e Kosovës do të luhet jashtë vendit për herë të parë, por jo në Shqipëri

SuperKupa e Kosovës  e këtij viti për herë të parë do të zhvillohet jashtë kufijve “dardan”, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione e Dritës si dhe fituesja e Kupës, Prishtina, ndeshjen e tyre për këtë trofe do ta zhvillojnë në Turqi, aty ku këto dy skuadra po zhvillojnë fazën kryesore të përgatitjeve.

Një gjë të tillë kanë lejuar edhe Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, kjo pasi sipas tyre praktika të tilla përdorin edhe klube nga kampionatet më të forta europiane, teksa për trofeun e Superkupës zakonisht luajnë në vende arabe apo edhe në Kinë.

Ndryshe finalja e SuperKupës së Kosovës, për edicionin 2019/2020, që u shtye për shkak pandemisë, në program është me datë 23 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *