Categories
Lajme

Gjermanët: Rashica humbi rastin e artë që vlen miliona euro

Milot Rashica mbrëmë u inkuadrua në lojë në minutën e 74-të në takimin me Borussia Monchengladbachun, që përfundoi me rezultat minimal 1 me 0 në të mirë të vendësve.

Ylli i Kombëtares së Kosovës pati një mundësi të mirë për ta barazuar rezultatin, por goditja e tij qëlloi shtyllën. Sipas gazetës gjermane ‘BILD’, ky ishte rasti që kishte vlerën e milionave.

Nëse Rashica do të shënonte do ta rikthente vëmendjen e klubeve që në afatin e verës së kaluar u interesuan për të.

Afati mbyllet më 1 shkurt dhe ato mundësi që mbrëmë i kishte Rashica kishin vlerën e milionave.

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, pas ndeshjes u deklarua: “Ishte një veprim tipik i Milotit. Ai po bën një punë të mirë.”

Sipas gazetës gjermane, nëse Miloti do t’i sjellë Bremenit një tarifë të majme parash, duhet të ketë paraqitje të mira me Herthan (23 janar) dhe Schalkes (30 janar).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *