Categories
Lajme

Koeman e lë në stol dhe nuk i beson, Bayern Munich jep direkt 15 milionë euro për lojtarin e Barcelonës

Bayern Munich ka përgatitur ofertë për talentin e Barcelonës, Riqui Puig.

Puig nuk është i lumtur me minutazhin e ulët që i ka ofruar Ronald Koeman dhe pavarësisht kësaj ka rinovuar kontratën.

Sidoqoftë, sipas Todo Fichajes, Bayerni është i gatshëm ta transferojë spanjollin si zëvendësuesi i Thiago Alcantaras.

Thuhet se Barcelona do ta lejojë të largohet për 15 milionë euro, vlerë që menjëherë do paguhet nga gjiganti gjerman.

Puig nuk dihet nëse është i hapur për këtë transferim sepse gjatë verës refuzoi disa klube nga Premierliga dhe pranoi të jetë pjesë e ekipit të dytë të Barcelonës.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do arrihet marrëveshje që do befasonte të gjithë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *