Categories
Lajme

Koeman takohet me 3 kandidatët për president të Barcelonës, ka një kërkesë për ta por që u refuzua direkt

Ronald Koeman mori pjesë në një takim ku ishin të tre kandidatët presidencialë të Barcelonës, dhe president i strategjisë së Komitetit Ekonomik të klubit, Carles Tusquets.

Holandezi kërkoi nënshkrimin e menjëhershme të mbrojtësit të Manchester City, Eric Garcia . Sidoqoftë holandezi nuk arriti të bindë Joan Laportan, Victor Fontin dhe Toni Freixan, që Garcia të bashkohet me Blaugranat.

Ka mbetur që të flitet për transferimin e tij falas këtë verë kur marrëveshja e tij aktuale me Manchester Cityn do të përfundojë.

Prezenca e Koeman nuk pritej në takim, por holandezi donte të fliste për transferimin e Garcias në janar. Font ka qenë në favor të lëvizjes të Garcia, megjithatë as Freixa dhe as Laporta nuk besojnë se një nënshkrim i tillë do të ishte i nevojshëm për momentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *