Categories
Lajme

Nuk ka shënuar ende golin e parë me Lacion dhe po kritikohet shumë/ Interi gati t’i bëjë nderin e madh Muriqit

Edhe pse Lazio e ka bërë të qartë se sulmuesi nga Ekuadori, Caicedo nuk është në merkato, Interi dhe Fiorentina nuk heqin dorë për blerjen e tij.

Veçanërisht zikaltërit, të cilët po mendojnë për shitjen e Eriksen dhe paratë e fituara prej tij t’i transferojnë në sulmuesi ne Lazios. Pavarësisht dëshirës së drejtuesëve të Lazios, ata mund të heqin dorë nga 32 vjeçari për një shifër prej 10 milionë eurosh.

Largimi i Caicedo do të ishte një lajm i mirë për Vedat Muriqin, i cili do të kishte mundësinë ideale të luante më shumë minuta dhe të bindte trajnerin Inzaghi dhe sidomos tifozët. Sulmuesi shqiptar nuk ka gjetur ende golin e parë me Lazion dhe kritikat në drejtim të tij kanë qenë të shumtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *