Categories
Lajme

Sulmuesit të Kombëtares i tregojnë derën edhe në Zvicër

Sulmuesi i ri shqiptar, Florian Kamberi po kalon një sezon katastrofal në Superligën e Zvicrës.

Ishte i huazuar te Rangersi i Steven Gerrardit gjatë vitit 2020, por as atje nuk e bindi shumë legjendën e Livepoolit.

Kamberi tani është pjesë e St. Gallenit, por gjatë një interviste të trajnerit Peter Zeidler, u mësua se sulmuesi shqiptar është zgjedhje e pestë e sulmit në klubin zviceran.

“Për momentin ka shumë sulmues para tij”.

Boris Babiq, Kwadwo Duah, Elie Youan dhe Jeremy Guillemenot, janë sulmuesit që janë para Kamberit.

25-vjeçari gjatë karrierës ka luajtur për skuadra si: Rapperswil, Grasshopper, Karlsruher dhe Hibernian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *