Categories
Lajme

Trajneri e la në stol, por me siguri është bërë pishman/ Atalanta pëson një gol për rekord, Gjimshiti është i pazëvendësueshëm (video)

Gjimshiti është një lojtar kyç për Atalantën dhe kjo vërtetohet nga aktivizimet e shumta të mbrojtësit shqiptar, pasi është një prej lojtarëve me më shumë minuta te ekipi nga Bergamo.

Por trajneri Gasperini zgjodhi të mbajë në stol mbrojtësin shqiptar gjatë ditës së sotme në përballjen ndaj Udinezes, duke provuar nga minuta e parë Romeron. Nga ky eksperiment skuadra e rajonit te Lombardisë pësoi një gol të menjëhershëm brenda 24 sekondave.

Një gol mjaft i shpejtë nga ana e Udinezes e ka bërë situatën mjaft të vështirë tek skuadra e Atalantës, që ka tanimë presionin e shënimit të golit të triumfit. Kjo fitore i duhet me patjetër skuadrës së Gasperinit për tu afruar më shumë me vendin e katërt që mbahet nga Juventusi. Muriel ka barazuar shifrat në minutën e 44, 1-1, aq edhe mbaroi ndeshja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *