Categories
Lajme

A e dini cili është vendi me jetëgjatësinë më të madhe? Nuk është shumë larg nesh

Ekzistojnë 9 vende, ku përhapja e sëmundjeve më të zakonshme është shumë e ulët. Me siguri doni të dini cilat janë ato dhe arsyet përse ndodh kjo. Asgjë nuk është rastësi, kështu që ne duhet të bëjmë disa argumentime.

1. Vendasit në Pekin shumë rrallë preken nga artriti. Sipas të dhënave, kjo lidhet me faktin se niveli i obezitetit apo problemet me peshën në Kinë është shumë i ulët.

2. Vendasit në Meksikë nuk vuajnë nga rritja e kolesterolit. Kjo vjen si rrjedhojë e dietës ushqimore që mban popullata e këtij vendi, e cila përmban ushqimet vendase, siç janë: misri, fasulet, kungulli.

3. Japonezët preken shumë pak nga problemet me depresionin. Kjo mund të vijë edhe si pasojë e faktit se meshkujt japonezë nuk e pranojnë apo nuk e raportojnë gjendjen e tyre depresive.

4. Indianët veriorë kanë norma të ulëta të sëmundjes së alzheimerit. Sipas ekspertëve, kjo vjen nga dieta e pasur me karbohidrate, yndyra të shëndetshme, fasule dhe pak mish. Pjesë e dietës është edhe përdorimi i pluhurit të tumerikut.

5. Nigeria ka nivelin më të ulët të sëmundjeve kancerogjene në botë. Arsyeja se përse ndodh kjo, nuk është shumë e qartë, por sipas studimeve përdorimi i produkteve vendase dhe ushqimeve të gatuara në shtëpi, e ulin riskun e shfaqjes së sëmundjeve kancerogjene.

6. Sardenja ka shkallën më të lartë të banorëve që kanë jetuar deri në moshën 100-vjeçare. Sekreti është një kombinim i dietës (fruta, perime, vaj ulliri, hudhra dhe pak mish) dhe stilit të jetesës (njerëzit punojnë deri në moshën 90-vjeçare) dhe gjenetikës.

7. Kina ka nivelin më të ulët të personave të prekur nga kanceri i prostatës. Arsyeja mund të jetë dieta (përfshin kryesisht çajin jeshil), stërvitja apo gjenetika.

8. Egjiptianët preken shumë rrallë nga sëmundja e parkinsonit. Si rrjedhojë e mosekspozimit të tepruar ndaj pesticideve apo kimikateve.

9. Vendet myslimane preken rrallë nga kanceri i lëkurës. Kjo sepse tradicionalisht pjesën më të madhe të kohës janë të mbuluar, duke qenë të mbrojtur nga dielli. Ata gjithashtu nuk shkojnë në plazh dhe nuk e ekspozojnë trupin në diell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *