Categories
Lajme

Barcelona merr surprizën e hidhur, PSG i bën “golin” e radhës në merkato

Barcelona po ndjek prej kohësh futbollistin e Manchester City-t, Eric Garcian. Mbrojtësi i qendrës i pëlqen të rikthehet në Barcelonë dhe me shumë mundësi të luajë si titullar.

Lëvizja dukej e sigurt, por duket se situatat kanë ndryshuar tashmë. Gjasat janë që diçka e tillë të mos ndodhë, pasi në garë është futur dhe PSG.

Kampionët e francës e duan futbollistin në ekip. Ata janë gati që të futen në garë për ta rrëmbyer, pasi drejtori Leonardo beson tek ai. Trajneri Mauricio Pochettino e njeh mirë që prej kohës kur drejtonte Tottenham.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *