Categories
Lajme

Një gol, dy kartona të kuq dhe raste pa fund/ Derbin e kryeqytetit e vendos ai që kishte 6 muaj pa zbritur në fushë

Partizani ka fituar derbi me rezultatin 1-0 kundër Tiranës. Një fitore e rëndësishme ndaj rivalit historik të kryeqytetit me golin e vetëm të Erald Çinarit. Shkodranit rikthehet në mënyrën e duhur në ekipin e “Demave të kuq”.

Pjesa e parë pa dy ekipe që dyluftuan në çdo centimetër të fushës, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë u ndezën nervat. Jurgen Bardhi doli me karton të kuq në minutën e 51′ pas një dyluftimi me portierin Bekaj, ndërsa pas 5 mintuash ishte Batha që doli nga loja duke baraspeshuar forcat.

Momenti vendimtar ishte rikthimi i Erald Çinarit në fushë. Shkodrani u aktivizua në minutën e 78′ pasi i mori vendin Asanit, ndërsa dërgoi topin në rrjetë në minutën e 83′. E kuptueshme festa e çmendur e sulmuesit shkodran, që vetëm një ditë pasi mori lejen e aktivizimit nga FIFA, realizoi një gol me shumë peshë, që mund të vendosë shumë në ecurinë e sezonit. Ai kishte 6 muaj që nuk zbriste në fushë, për shkak të dën.imit nga FIFA.

Një fitore shumë e rëndësishme për të kuqtë që vazhdojnë në ndjekje të Vllaznisë. Tirana tani merr një goditje të fortë në garën për titull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *