Categories
Këshilla

Mbajeni vath në vesh, 4 ushqimet që nuk duhet t’i ngrohni kurrë në mikrovalë!

Disa prej këtyre ushqimeve ju ngrohni vazhdimisht në mikrovalë, por bëni kujdesë, kjo mund të jetë shumë e rrezikshme. Këshilli Evropian i Informimit mbi Ushqimin, kohët e fundit ka zbuluar se disa ushqime mund të jenë të dĕmshmĕ për shëndetin, pasi ngrohen përsëri në mikrovalë. Më poshtë po ju listojmë katër kategoritë e ushqimeve të cilat nuk duhet t’i nxehni në mikrovalë.

Spinaqi dhe perimet me gjethe jeshile –  Disa zarzavate me gjethe jeshile, përmbajnë nivele të larta të nitrateve, të cilat mund të shndërrohen në nitrosamina kancerogjene kur nxehen. Për këtë arsye, të dhënat nga Këshilli i Informimit mbi Ushqimin janë kundër ngrohjes në mikrovalë të spinaqit, lakrës jeshile dhe perimeve të tjera të kësaj familje. Një mundësi më e sigurt është t’i zieni ato me avull ose t’i skuqni lehtë.

Mishi i pulës dhe i shpendëve të tjera– Shumica e pulave rrezikojnë të kenë salmonelë, prandaj duhet të gatuhen dhe të përgatiten me kujdes për të shmangur ndonjë infektim të mundshëm. Rrezĩku më i madh me ngrohjen e pulës në mikrovalë është shpërndarja e pabarabartë e nxehtësisë, duke bërë që disa pjesë të proteinave të prishen më shpejt, kjo mund të shkaktojë shqetësime në stomakun tuaj.

Kërpudha – Këshilli i Informimit mbi Ushqimin shprehet se proteinat në kërpudha shkatërrohen lehtësisht nga enzimat e jashtme dhe mikroorganizmat, të cilat mund të shkaktojnë shqetësime në stomak nëse nuk ruhen siç duhet. Sidoqoftë, nëse i mbani kërpudhat tuaja në frigorifer për 24 orë mund t’i përgatisni ato në temperaturën e rekomanduar prej 70 gradë celsius.

Patatet dhe perimet – Nëse i lini patatet e gatuara jashtë, në temperaturë dhome, veçanërisht të mbështjella me letër alumini, mund të shkaktoni rritjen dhe përhapjen me shpejtësi të baktereve dhe viruseve. Ngrohja e ushqimit në mikrovalë nuk do t’i vrásë ato dhe kjo mund të çojë në helmim nga ushqimi dhe shqetësime të përgjithshme në stomak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *