Categories
Lajme

MË NË FUND/ Vedat Muriqi zhbllokohet dhe shënon golin e parë për Lacion (VIDEO)

Lazio është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Italisë falë një goli në minutën e 90-të të Vedat Muriqit.

Bardhekaltrit kanë mundur 2-1 Parma-n në Olimpico dhe do të përballen në çerekfinale me Atalanta-n.

Parolo ka zhbllokuar ndeshjen në favor të vendasve në minutën e 23-të me një goditje të saktë me kokë pas një asisti të bukur të Pereira-s.

Verdheblutë kanë barazuar në minutën e 83-të me Mihaila, por goditja  e mrekullueshme me kokë e Muriqit në minutën e fundit ka shuar shpresat e miqve dhe ka kualifikuar ekipin e Inzaghi-t. Ky është goli i parë i Muriqit me fanellën e Lacios.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *