Categories
Lajme

Mësoni si ndikon mungesa e gjumit ndikon direkt në sistemin tonë shëndetësor

Në botën moderne Perëndimore, mungesa e gjumit është dukuri e zakonshme. Sidoqoftë, hulumtimet e reja tregojnë se kjo dukuri shkakton rrezĩk serioz shëndetësor.

Në SHBA, Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve kanë vlerësuar se përgjatë shekullit të fundit njerëzit kanë humbur 1.5 deri në 2 orë gjumi si pasojë e sistemit të jetës, dhe më shumë se gjysma e popullatës bën më pak se gjashtë orë gjumë brenda nate.

Rrezĩku kryesor qëndron mbi faktin se shumë pak njerëz kanë njohuri rreth efekteve afatgjate që i sjell privimi nga gjumi. Një studim i ri, i publikuar në revistën “Sleep”, tregon se ne jemi më të prekshëm ndaj gripit dhe sëmundjeve tjera kur jemi të lodhur – e veçanërisht gjatë stinës së dimrit.

Studimi, i cili ka eksploruar efektet e mungesës së gjumit, ka krahasuar mostrat e gjakut të njëmbëdhjetë binjakëve identikë, por me orar të ndryshëm të gjumit.

Hulumtimi ka treguar se mungesa e gjumit ka rezultuar në sistem të depresuar të imunitetit. “Ne duam të tregojmë se sistemi i imunitetit funksionon më së miri kur njeriu bën gjumë të mjaftueshëm”, ka treguar Nathaniel Watson, udhëheqës i studimit.

Vlen të ceket se ekspertët shëndetësorë rekomandojnë t’i bëni të paktën shtatë orë gjumë gjatë një nate për t’i gëzuar përfitimet shëndetësore të gjumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *