Categories
Lajme

Në Itali janë të sigurt, futbollisti Barcelonës do të transferohet te Milani

Junior Firpo, mund të jetë goditja e radhës në merkato e kryesuesve të Milanit.

Sipas gazetarit të njohur italian, Claudio Raimondi, si lojtari ashtu edhe Barcelona duan transferimin në Milano.  Lajmi i orëve të fundit është se klubi katalanas kërkon të mbyllë këtë marrëveshje me kuqezinjtë sepse është shumë pranë akordit me futbollistin e Chelseas, Markos Alonso. Por së pari, katalanasit duhet të shesin Firpon.

Drejtuesit e “Djallit” kërkojnë fillimisht huazimin e anësorit deri në fundin e sezonit dhe më pas mund ta blejnë kartonin e tij për shumën e 15 milionë eurove. Gjithçka pritet të qartësohet në orët në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *