Categories
Lajme

Po shkëlqen këtë sezon me klubin e tij, ja lojtari i Shqipërisë që sot kushton plot 10 milionë euro

Keidi Bare është kthyer në një lojtar të rëndësishëm tek Espanyol. Mesfushori i kombëtares shqiptare u kushtëzua nga një dëmtim në fillim të sezonit, por tani gjërat po rrjedhin normalisht për fierakun.

Me paraqitjet e mira ai tërheq vëmendjen e klubeve të ndryshme, nga La Liga dhe Serie A, ndërkohë që “La Grada” në Spanjë raporton se çdo klub që e do Baren do të duhet të paguajë jo pak për kartonin e tij.

Edhe pse është një nga lojtarët më pak të paguar tek Espanyol, ku përfiton 500 mijë euro në sezon, ai ka një klauzolë largimi që shkon në rreth 10 milion euro.

Kështu, klubet spanjolle dhe ato italiane, mes tyre edhe Parma e lakuar, duhet të mendohen mirë para se të trokasin tek Espanyol, klub që pagoi tek Malaga rreth 2 milion euro për ta transferuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *